Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Me anë të një postimi në Facebook, Atiq bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojë në vitin që po vjen dhe çështje tjera me interes për qytetarët e të dyja komunave, shkruan Arbresh.info.
“Kisha kënaqësinë e veçantë që sot ta pres për vizitë, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit z. Lulzim Hetemi. Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave.”, bëri të ditur kryetari Atiq.
Ndër të tjera, ai e ka uruar Hetemin për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për komunën të cilën ai e drejton.
“Kryetarin Hetemi, e urova për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit”, ka shkruar Atiq./Arbresh.info/
Ndryshe, Hetemi ka qëndruar në objektin e komunës që nga 29 maji, kur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ishte vendosur aty pasi e kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, e të cilat u bojkotuan në masë të madhe nga qytetarët e komunitetit serb./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...