Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dje ka organizuar një darkë në përmbyllje të aktiviteteve për vitin 2023.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se viti 2023, ishte i rëndë për ekonominë e Kosovës, teksa foli për përfaqësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, shkruan Arbresh.info.
“Ne kemi bërë shumë që Kosovën ta promovojmë jo vetëm në arenën vendore por edhe atë ndërkombëtare. Vlen të theksohet se AKB-ja e përfaqësoi Kosovën në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë, e cila ishte e vetmja përfaqësuese e Ballkanit.Ne e kishim kënaqësinë ta përfaqësonim Kosovën atje me zërin tuaj.Kosova po kalon në etapa të ndryshme por asnjëherë në etapa sanksione, por këto sanksione kanë krijuar debalanc të madh në integrimin e Kosovës, dhe investimeve në Kosovës”, u shpreh Shahini.
Vit të rëndë e konsideroi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Në fjalën e tij, ai uroi qytetarët për liberalizimin e vizave.
“Nuk ka qenë viti i suksesshëm në ekonomi dhe pritjet nuk janë të mëdha. Me urimin që ky vit të jetë i suksseshëm dhe u uroj atyre të drejtën për të lëvizur lirshëm. Unë do të mbetem besnik i juaji i asaj me bashkëpunu u dhe me i përkrah prodhimet vendore”, tha Haradinaj.
Në fund, AKB-ja ndau disa mirënjohje për kompani dhe personalitete të ndryshme./Arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...