Isco rinovon kontratën me Real Betisin

17:26 | 28 Dhjetor 2023
D.H

Isco ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën spanjolle Real Betis, deri në vitin 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Betisit në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Mesfushori spanjoll rilindi pas arritjes tek skuadra anduluziane, ku përgjatë këtij sezoni ka shënuar tre gola ka dhuruar katër asistime.

Teksa ka qenë lojtari që është zgjedhur më së shumti herë si “Man of the Match” apo lojtari i ndeshjes tek skuadra e Betisit.

Betis ka lajmëruar tifozët në lidhje me rinovimin e Iscos, teksa shkruan: ‘Spektakli le të vazhdojë’.

Kujtojmë që Isco ka qenë pjesë e Real Madridit për shumë kohë ku arriti të fitoj gjithsej 19 trofe me madrilenët duke përfshirë pesë Champions League./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme