Google ADS

FBK hap konkurs për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës

15:50 | 28 Dhjetor 2023
D.H

Federata e Basketbollit të Kosovës ka hapur konkurs për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2023/24 që zhvillohet në datat 13-17 Shkurt 2024.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 Kupës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

  1. a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;
  2. b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;
  3. c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;
  4. d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës (meshkuj/femra) dhe ti transferoj të hollat para fillimit të eventit tek FBK;
  5. f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 Kupës së Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
  6. g) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet;
  7. h) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 Kupës së Kosovës për organizim të turneut;
  8. i) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 08.01.2024, në ora 17:00.

Kujtojmë që në vitin 2023, Final 8 u organizua në Rahovec, ku kampion doli skuadra e Trepçës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme