Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga flakët bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli shtoi se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin ndërsa shtoi se disa orë më vonë, policët patrullues kanë vërejtur se në disa rrugë janë vendosur disa afishe me mbishkrim “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”.
“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ështē njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli.
“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim ,,Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim ” Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit””, tha Veseli./Arbresh.info
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat