Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen dy armë

13:21 | 28 Dhjetor 2023
KRG

Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës në rajonin Gjakovës, në dy raste të ndara kanë arrestuar dy persona dhe kanë konfiskuar dy armë zjarri.

Në njërin rast në rrugën “UÇK”, rreth orës 00:55, pasi është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri, policia ka arrestuar të dyshuarin me inicialet B.H., shtetas i Republikës së Kosovës të cilit në posedim i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri për sinjalizim me zë (pistoletë), katër gëzhoja dhe 3 copë fishekë, përcjell Arbresh.info.

Në rastin tjetër, patrulla policore, rreth orës 03:05, ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit me iniciale E.V., shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) dhe 6 copë fishekë.

“Pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt: thuhet në njoftim. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme