Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka bër të ditur se disa pjesëtarë të policisë në disa raste janë paguar më shumë se 2 mijë euro në muaj.
Këtë Hoxha e bëri të ditur në konferencën vjetore të Policisë.
Madje ai tha se ka pasur raste kur edhe vetë ai është paguar më shumë.
“Ka pas raste kur policët janë paguar më shumë se 2000 euro në muaj, unë vetë jam paguar më shumë”, bëri të ditur ai.
Në konferencë mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ndryshe kjo konferencë nisi me një minutë heshtje për heroin Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Konferenca vjetore e policisë nis me një minutë heshtje për nder të rreshterit Afrim Bunjaku
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...