Aksident tragjik në Turqi, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

11:59 | 28 Dhjetor 2023
R J

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë kanë humbur jetën 11 persona dhe 57 tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së 7 automjeteve në provincën Sangari.

Sipas mediave, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë rreth orës 4:30 të mëngjesit, dhe dyshohet se shkak ka qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar atë zonë.

Në këtë aksident zinxhir kanë qenë të përfshirë 3 autobusë dhe një kamion.

Sipas guvernatorit të Sangario, Yasar Karadeniz, pas përplasjes së parë, disa persona kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se cfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi.

Deri më tani, dihet se shtatë personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa zjarrfiksët dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme