Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me arritjet e diplomacisë shqiptare në vitin 2023 dhe objektivat e saj për të ardhmen.
Duke u ndalur te marrëveshja me Italinë për çështjen e emigrantëve, Hasani theksoi se qeveria shqiptare nuk ka asnjë plan B, por është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk ka ka plan B për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që gjykatat të mos ndikohen nga politika”, tha ministri.
Gjithashtu, Hasani theksoi se për sa i përket negociatave me BE, Shqipëria pret lajme të mira nga Brukseli në fillim të vitit 2024.
Ai renditi edhe arritjet e Shqipërisë në politikën e jashtme, ku u fokusua te mandati i realizuar me sukses në Këshillin e Sigurimit në OKB.
“Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024.
Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri./euronews
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?