Konferenca vjetore e policisë nis me një minutë heshtje për nder të rreshterit Afrim Bunjaku

11:14 | 28 Dhjetor 2023
L G

Konferenca vjetore e Policisë së Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për nder të rreshterit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri nga terroristët serbë më 24 shtator të këtij viti.

Në këtë konferencë do të flasin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, raporton Arbresh.info.

Ministri Sveçla dhe drejtori i policisë, do të flasin për të arriturat dhe sfidat e Policisë së Kosovës përgjatë vitit 2023. /Arbresh.info/

Të ngjashme