Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton së është realizuar me sukses një intervenim i rrallë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.
“Për herë të parë, me datë 20.12.2023, është realizuar me sukses, Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, nga ekipi i kirurgëve pediatrik në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Sipas tyre, intervenimi është realizuar tek një fëmijë i moshës pesë vjeçare me inicialet A.S, i diagnostikuar me veshkë jo funksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt.
Në njoftim tutje thuhet se javë më parë, gjithashtu është realizuar për të tretën herë një tjetër rast sfidues “Laparascopic assisted pull through” në një fëmijë të moshës 1 vjeçar me sëmundjen e Hirschsprung-ut (megakoloni kongjenital).
“Raste të tilla sfiduese të cilat kryhen në qendra të specializuara dhe me përvojë, janë realizuar me sukses të plotë edhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku për mbi 4 vjet, janë realizuar intervenime laparaskopike tek fëmijët me patologji te ndryshme si: testisi intraabdominal, varikocela e testisit, divertikuli i Meckeli-it, tumoret e vezoreve, ciste e veshkës, apendektomia laparoskopike, kolecistektomia laparoskopike dhe Cista e Ekinokokut të Mëlçisë”, thuhet në njoftim.
ShSKUK bënë të ditur se me avancimin e mëtutjeshëm të “Kirurgjisë Minimale Invazive” do të mund të trajtohen shumica e patologjive me intervenimeve laparaskopike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në ShSKUK./Arbresh.info
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...