Google ADS

Alarmante: Numër i madh i aksidenteve brenda 24 orëve të fundit

09:32 | 28 Dhjetor 2023
R J

Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur rritje të ndjeshmë të numrit të aksidenteve në trafik, transmeton Arbresh.info.

Të dhënat e policisë tregojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 136 aksidente trafiku prej të cilave 34 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 102 me dëme materiale.

Aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa me to është marrë njësiti i trafikut.

Ndaj të gjithë apjesëmarrësve që kanë thyer rregullat në trafik, policia për një ditë ka shqiptuar 2351 gjoba kundërvajtëse./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme