Një grua (me nevoja të veçanta) ka ndërruar jetë në QKMF-në në Skenderaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima kishte shkuar në QKMF për kontroll mjekësore, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete, shkruan Arbresh.info.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore më herët, ndërsa trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Bekim Berisha, Skenderaj 27.12.2023-08:18. Viktima femër kosovare (me nevoja të veçanta) pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot