I shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe zëvendësministrja, Liza Gashi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti dje në takim gjeneratën e dytë të Programit për Diplomaci Qytetare.
Në këtë bashkëbisedim me pjesëmarrësit, kryeministri Kurti theksoi se përvoja e këtij programi do të na shërbejë të gjithëve që të kemi sa më shumë suksese në afirmimin e Republikës së Kosovës, të drejtësisë dhe sukseseve të saj, por gjithashtu dhe në përmirësimin e imazhit tonë ndërkombëtar, ku rol të rëndësishëm luan dhe mërgata, përcjell Arbresh.info
“Si në aspektin akademik e të ndërmarrësisë, po ashtu edhe në atë kulturor e shoqëror. Andaj jemi këtu për t’i ndihmuar njëri tjetrit, në mënyrë që Programi për Diplomaci Qytetare të jetë nga viti në vit gjithnjë e me suksese më të mëdha, me të arritura të reja”, shtoi kryeministri.
Ai potencoi dhe mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të qeverisë ndaj këtij programi e pjesëmarrësve të tij.
“E bashkatdhetarët tanë ne nuk i shohim në një raport le të themi që lëkundet midis nostalgjikes edhe folklorikes, por i shohim si pjesë vitale e kombit shqiptar, si shans i madh për vendin tonë, qoftë në kuptimin e progresit socio-ekonomik, po ashtu edhe atë të kulturës, të arsimit, dhe të diturisë, që ajo e ka në vendin ku është, e na nevojitet edhe këtu në vendin prej nga ata vijnë” tha kryeministri Kurti.
Nga ana tjetër, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, shprehu kënaqësinë e saj të vazhdimit të programit dhe praninë e pjesëmarrësve kaq të përgatitur, bashkë me këtë dinamikë të jashtëzakonshme, e cila nga janari do vijojë dhe me zbatimin e projekteve të ndryshme, jo vetëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por edhe në ministri të tjera.
‘Në vijim, kryeministri dëgjoi historitë, përvojat, sukseset dhe arsyet e aplikimit të pjesëmarrësve, pjesë e diasporës sonë në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më gjerë, të diplomuar në art, kulturë, politikë të jashtme e të tjera. Ne e çmojmë shumë vullnetin e tyre për të kontribuar për vendin dhe sjellur këtu përvojën e akumuluar. Kujtojmë se ky program synon të forcojë lidhjen e diasporës me institucionet e Republikës së Kosovës, duke u krijuar atyre mundësi që të përfshihen drejtpërdrejt në institucionet publike në vendin tonë përmes angazhimit profesional, sjelljes së përvojës së tyre dhe kontributit”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...