Zhegrova zbulon dy klube italiane që i refuzoi për Baselin: S’ishte momenti të shkoja atje, këto fjalë m’i tha menaxheri

08:08 | 28 Dhjetor 2023
K.B

Edon Zhegrova ka treguar se si e kishte refuzuar Napolin dhe Atalantan për të mbetur te skuadra e Baselit, shumë vite më parë.

Sulmuesi i tanishëm i Lille tha se atëherë kur Napoli dhe Atalanta bënë ofertë për të, s’kishte qenë momenti t’i bashkohej njërës apo tjetrës.

“Kemi qenë në një restaurant me babin dhe menaxherin tim, Arbrin. Edhe më thotë Arbri, ki ofertë prej Napolit dhe Atalantas. I kam pas dy ofertat në tavolinë. Unë i kam thënë që dua të qëndroj në Basel. Nuk dua të shkoj në Napoli e Atalanta”.

“Edhe më kanë shikuar këta dy të befasuar. Menaxheri më tha që nuk më ka ndodh asnjëherë që lojtari t’i refuzoj dy ekipe të mëdha. Nuk e ndjeva që është momenti i duhur që të shkoja”, ka thënë Zhegrova në Podcastin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka shkëlqyer këtë sezon me Lille në Ligue 1. Ai është dribluesi më i mirë në kampionat, duke lënë prapa yjet si Mbappe e Dembele./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme