Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë lokalizuar dhe shkatërruar tre tunele nën zonën e spitalit të fëmijëve, “Rantisi” të qytetit të Gazës, të cilat janë shfrytëzuar nga militantët e Hamasit.
Në muajin nëntor, IDF tregoi atë që tha se ishte provë se bodrumi i Rantisit ishte përdorur nga Hamasi për të fshehur armët dhe ndoshta për të mbajtur pengjet e rrëmbyer më 7 tetor.
Në javët e fundit, Brigada 401 e IDF-së, njësia komando Shayetet 13 e Marinës dhe njësia elitare e inxhinierisë luftarake, Yahalom hetuan tre boshte tunelesh të gjetura në zonën e Rantisit.
IDF thotë se operacionet zbuluan se të tre tunelet “janë të lidhura nga një rrjet i gjerë nëntokësor që kalon nën spital dhe është disa kilometra i gjatë ndërsa të dërgon në pika strategjike në zemër të qytetit të Gazës”.
Ai thotë se tuneli në Rantisi është përdorur nga Hamasi si qendër komanduese për të menaxhuar luftimet kundër Izraelit.
Një nga tunelet, i gjetur në një shkollë të mesme pranë Rantisit, ka një ashensor që lëvizë në një thellësi prej rreth 20 metrave, sipas IDF. Një tjetër tunel, i gjetur në shtëpinë e një komandanti të forcave detare të Hamasit, kishte një bombë në derë për të parandaluar hyrjen e trupave, thotë IDF.
Ndryshe, pas hetimeve të kryera nga autoritetet izraelite, rrjeti i tunelit u shkatërrua nga inxhinierët luftarakë të Izraelit. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...