Tharja e buzëve është një problem që prek të gjithë njerëzit në të gjitha moshat. Një problem, i cili mund të jetë i dhimbshëm si dhe i sikletshëm për pamjen gjithashtu.
Simptomat e përgjithshme këtij problemi janë tharja, skuqja, djegia apo ashpërsimi i tyre.
Disa prej shkaqet e tharjes së buzëve apo komplikacioneve të tjera të kësaj natyre vijnë si pasojë e mungesës së vitaminave, reaksioneve alergjike, dehidratimi, duhanpirja, ekspozimi në diell apo moti i ftohtë.
Megjithatë, sot shumë produkte komerciale trajtojnë buzët e thara por ju mund të kurseni paratë tuaja duke e trajtuar këtë problem në shtëpi, me disa kura krejt natyrale.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë disa metoda krejt natyrale për të zbutur dhe lehtësuar ashpërsimin e buzëve krejt lehtë në shtëpi.
Metodat Natyrale Për Zbutjen e Buzëve
Sheqer dhe Mjaltë
Një metodë fantastike për rigjenerizimin e qelizave është ajo përmes sheqerit.
Mjafton të përzjeni dy lugë të vogla e sheqer me një lugë të vogël me mjaltë. Aplikojeni këtë masë mbi buzë dhe mbajeni për disa minuta.
Masazhoni pak buzët dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Thjeshtë Mjaltë
Aplikoni pak mjaltë mbi buzë disa herë në ditë. Këtë mund ta bëni edhe gjatë natës kur flini gjumë, për të patur buzë të buta në mëngjes.
Petalet e Trëndafilit
Pastroni disa petale trëndafili me ujë të pastër dhe më pas zhytini për disa orë në një gotë me qumësht.
Nxirri petalet nga qumështi dhe shtypini derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Aplikojini masën më pas mbi buzë dy apo tre herë në ditë si dhe gjatë kohës që flini në darkë.
Vaji i Kokosit dhe Vaji i Ullirit
Vaji i Kokosit është një zbutës natyral i cili shëron tharjen e buzëve nga koha e thatë apo e ftohtë.
Xheli i Aloe Veras
Vetitë shëruese të Aloe Veras janë të mrekullueshme. Aplikoni pak xhel aloe mbi buzë përditë dhe kjo do t’iu ndihmojë në shërimin e tyre si dhe largimin e dimbjeve nga plasaritja.
Kastraveci
Është një tjetër solucion natyral që ndihmon në zbutjen e buzëve kur ato janë të thara apo të plasaritura. Prisni një copë të vogël kastraveci dhe aplikojeni mbi buzë, në këtë mënyrë lëngu i kastravecit do të depërtojë nëpër qeliza duke i rigjeneruar ato.
Mbajeni deri në 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë, aplikojeni këtë metodë disa herë gjatë ditës.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...