Manchester City fiton me përmbysje ndaj Evertonit

23:14 | 27 Dhjetor 2023
D.H

Manchester City ka arritur të fitoj ndaj Evertonit me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League.

City arriti të përmbysë rezultatin që Evertoni e kishte krijuar pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.

Harrison në minutën e 29-të i dha epërsinë Evertonit.

Ndërsa ‘qytetarët’ gjetën forcën dhe u rikthyen në pjesën e dytë, fillimisht Foden barazoi në minutën e 53-të.

Teksa 11 minuta më voneë nga pika e bardhë e penalltisë Alvarez u tregua i saktë për të dërguar Cityn në avantazh për herë të parë sonte.

Fitorja u vulos nga Bernardo Silva në minutën e 87-të kur shënoi golin e tretë.

Manchester City pas kësaj fitore u ngrit në vendin e katërt në tabelën e Premier League me 37 pikë.

Kujtojmë që City e ka një ndeshje më pak, për shkak se javën e kaluar luajti në turnirin e Kupës së Botës për Klube./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme