Tri skuadra arabe dëshirojnë Alexis Sanchezin

22:37 | 27 Dhjetor 2023
D.H

Al-Ittihad, Al-Shabab dhe Al-Ettifaq janë tre skuadra që kanë shprehur interesim për të transferuar kilianin në Arabi.

Aktualisht Sanchez është pjesë e klubit italian, Inter, shkruan Arbresh.info.

Sipas raportimeve nga Sky Sports këto tre skuadra e kanë në radar  Sanchezin, duke shkaktuar një garë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Ndërsa bëhet e ditur se paga e lartë e kilianit do të jetë faktori kryesor në këto negociata mes klubeve dhe Interit.

Padyshim e ardhmja e kilianit varet nga vet ai dhe gjatë muajit janar do të merret vendimi se ku do të vazhdojë karrierën Alexis Sanchez./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme