Një veturë më targa vendorë është përfshirë nga flakët në një parking në fshatin Ropotovë të Ranillugës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se përpos dëmeve materiale, lëndime trupore nuk ka pësuar askush.
“Me datën 26.12.2023 rreth orës 19:20 kemi pranuar informacion se në një parking në fshatin Ropotovë e madhe një veturë me targa vendore pronë e R.J. mashkull kosovar ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrëfikësve. Zjarri është lokalizuar nga i cili përpos dëmeve materiale në veturë lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, tha Hashani.
Tutje, Hashani shtoi se hetues policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./Arbresh.info
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra