Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se vrasja e dy personave (babë e bir) dhe plagosja e dy të tjerëve në Tetovë ditën e sotme, ndodhi pas një mosmarrëveshje për çështje pronash në familje.
Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.
“Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Spasovski, shkruan alsatm transmeton Arbresh.info
Hetimet në terren vazhdojnë ende, ndërsa informacionet e plota për vrasjen e dyfishtë që tronditi Çellopekun e Bërvenicës do të dihen gjatë ditës së nesërme.
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji