Vdekja e gazetarit Arton Turkaj, Kurti: Do na mungojnë komentet satirike të tij, ngushëllime familjarëve

19:29 | 27 Dhjetor 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka shprehu ngushëllime familjarëve të gazetarit dhe moderatorit, Arton Turkaj i cili ka ndërruar jetë sot si pasoj e infarktit.

Kurti tha se i ka parë shumë komente satirike të Artonit, për të cilat u shpreh se do të i mungojnë, përcjell Arbresh.info

“Para ardhjes tuaj këtu, e kemi mësuar lajmin e trishtë të ndarjes së hershme nga jeta e kolegut tuaj, Arton Turkaj. Janë të shumta komentet satirike të tij, të cilat i kam parë e që do të na mungojnë. Do të na mungojë Artoni. Ngushëllime familjarëve të gjithë e secilit prej juve. Ngushëllime të gjithë juve, e të gjithë neve”, tha Kurti në pritjen e fund vitit për gazetarët të organizuar nga Qeveria./Arbresh.info

Lexo edhe:

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Arton Turkaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme