Google ADS

Punëtorëve të KEK-ut u rriten pagat, marrin edhe bonuse për fundvit

17:52 | 27 Dhjetor 2023
E.H

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas bisedimeve të vazhdueshme dhe negociatave me menaxhmetin e KEK-ut, është arritur të miratohet vendimi për bonus prej 300 euro për fund vit për punëtorët, si dhe rritje të pagave prej 70 euro.

Vendimi do të hyj në fuqi nga janari, ndërsa sipas Sindikatës edhe pse kjo nuk përmbush plotësisht pritjet e tyre ata thanë se protesta e paraparë për nesër do të anulohet, përcjell Arbresh.info.

“Dua të ndaj me të gjithë ju zhvillimet e fundit lidhur me kërkesat tona për ngritje të pagave nëpërmjet një njoftimi të rëndësishëm. Pas bisedimeve të vazhdueshme dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, kemi arritur një përparim të rëndësishëm në rrugën tonë drejt një kompensimi më të drejtë për punën tonë.”

“Bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari. Në kuptimin tonë, megjithatë, kjo nuk përmbush plotësisht pritjet tona. Mirëpo i rezultat i këtij realizimi të pjesërishëm protesta e paraparë për datën 28.12.2023, me vendim të Kryesisë anulohet”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, në njoftim thuhet se KEK do të vazhdoj të “përkushtohemi për qëllimet tona dhe inkurajojmë mbështetjen tuaj në këtë fazë të negociatave. Bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto momente.”

“Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në këtë çështje të rëndësishme. Vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive për të siguruar një mjedis pune më të mirë dhe një kompensim më të drejtë për të gjithë ne”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme