Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli në një konferencë për shtypin këtë të mërkurë në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Evertonit:
“Mendoj për pesë titujt e Premier League-s, katër Kupat e Ligës, Kupat FA dhe të gjitha gjysmëfinalet në të cilat ne bëmë shumë mire. Është bukur të shohësh të pesë trofetë tani dhe njerëzit duke bërë foto.
Më pas e kupton se çfarë pune dhe përpjekje që është bërë. Kam ndjesinë se puna ka përfunduar. Po mendoja për të kur fituam Championsin, por më pas morëm Superkupën, që nuk e kishim, Kupën e Botës për Klube që nuk e kishim. Tani kemi gjithçka.
Tani është koha për të shkuar në librari për të blerë një libër të ri dhe për ta shkruar nga e para. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë. Arsyeja pse jemi këtu, nuk është Stambolli apo Interi. Është Monaco, është Liverpooli, është Tottenhami, është Lyon, është finalja e Champions League e humbur përballë Chelsea-t, minuta e fundit kundër Realit të Madridit.
Më dhimbte në atë kohë, por tani na ndihmon, na ndihmoi të fitonim kundër Interit. Është një provë e një klubi që nuk ishte mësuar kurrë të fitonte. Reali i Madridit, Bayerni, Barcelona, klubet e mëdha janë mësuar me këtë. Por ishte e gjitha e re për ne”./SS
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë