Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në afro 4.800, transmeton Anadolu.
Për këtë çështje është dhënë deklaratë e përbashkët me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës.
Forcat izraelite arrestuan 12 persona të tjerë në bastisjet e kryera në Tulkarm, Ramallah, Betlehem dhe Khalil mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 4.795.
Gjatë fushatës së arrestimeve, ushtarët izraelitë rrahën dhe abuzuan palestinezët dhe dëmtuan shtëpitë e tyre dhe pronat e tjera, thuhet në deklaratë./abcnews.al
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...