Google ADS

Kurti: Këtë vit u punësuan mbi 8 500 të rinj

14:13 | 27 Dhjetor 2023
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë vit janë punësuar mbi 8 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”.

Gjatë prezantimit të sukseseve të tij gjatë këtij viti, Kurti tha se në fokus ka pasur zhvillimin e vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’.  Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, tha Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi veçse të arritur liberalizimin e vizave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme