Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim fëmijët e Institucionit Parashkollor “Buzëqeshja”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bën të ditur se nga ta ka pranuar pikturat dhe kartolinat e punuara me dorë, shkruan Arbresh.info.
“Na e gjallëruan Odën e Kryeqytetit fëmijët e ëmbël të Institucionit Parashkollor “Buzëqeshja”. Pikturën dhe kartolinat e punuara me dorë që na dhuruan do t’i ruajmë me shumë dashuri.”, u shpreh ai.
“Fëmijët tanë i meritojnë të gjitha të mirat, për të cilat jemi duke punuar vazhdimisht.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...