Është mbajtur të mërkurën ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së nën-huazimit me vlerë prej 25.5 milionë euro, me ç’rast KOSTT-i do të implementojë projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se zhvillimi i sektorit të energjisë është prioritet kyç për qeverinë dhe se ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.
“Zhvillimi i sektorit të energjisë është prioritet kyç për Qeverinë tonë, ashtu siç e kemi dëshmuar edhe përmes përkushtimit të vazhdueshëm në koordinim me partnerët ndërkombëtar siç jemi edhe në këtë rast. Konkretisht me anë të këtij projekti do të bëhet rehabilitimi, zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të transmisionit si dhe do të investohet edhe në shërbimet e konsulencës dhe inxhinierisë përkatëse”.
“Projekti parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit dhe më e rëndësishme është që vazhdon të ulet edhe niveli i humbjeve, që megjithatë janë të vogla aktualisht, por rritet efiçienca e rrjetit të transmisionit dhe kësisoj përmirësohet edhe performanca e ndërmarrjes publike”, tha Murati.
Zv.ambasadori i Gjermansë në Kosovë, Matthias Conrad, tha se ky projekt do të kontribuoj në uljen e nivelit të energjisë, efikasitetin dhe përmirësimin e furnizimit me rrymë dhe integrimin e tregut kosovarët e energjisë në tregun evropian të energjisë.
“Gjermani është e përkushtuar ta mbështes rrugën e transformimit të energjisë së Kosovës për energjinë efiçinet. Ky projekt do të kontribuoj në uljen e nivelit të energjisë, efikasitetin dhe përmirësimin e furnizimit me rrymë dhe integrimin e tregut të energjisë në tregun evropian të energjisë”, tha ai.
Zv.ministëri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se Kosova ka një strategji kogja ambicioze të energjisë dhe se brenda vitit 2031 synohet të këtë 1 600 megavat kapacitete gjeneruese të energjisë së ripërtitshme.
“Rrallë herë ndodh që një investim i kësaj natyre të prek gjitha objektivat e një shoqërie. Po prekim objektiva të larmishme përmes një përkrahje të tillë të një ndërmarrje publike. Ne kemi një strategji kogja ambicioze të energjisë, brenda vitit 2031 synojmë të kemi 1 600 megavat kapacitete gjeneruese të energjisë të ripërtitshme”, tha ai.
Evetar Zeqiri, kyeshef Ekzekutiv i KOSTT-it, tha se projekti fokusohet në katër komponentë, raporton EO.
“Projekti fokusohet ne katër komponentë kryesore pra ndërtimin e nënstacioneve të reja në zonën e Deçanit ku do të mundësoj integrimin e një kapaciteti të rëndësishme të burimeve të ripërtritshme të cilat kanë potencial në atë pjesë. Zëvendësimin e transformatorëve ekzistues me transformatorë të ri që do të përmirësojnë ngarkesën”.
“Ndërrimi i linjave dhe më e rëndësishmja pakoja digjitale që ne i referohemi që ka kuptimin që do të bëjë zëvendësimin e aspektit digjital që do të mundësoj një fuqizim më të mirë të ndërmarrjes sa i përket sigurisë kibernetike e cila është bërë një temë tejet e rëndësishme”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...