Aktori koreanojugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite” – film i shpërblyer me çmimin Oscar – është gjetur i vdekur në një makinë në Seul, të mërkurën, thanë autoritetet.
Ai është gjetur pas disa javësh hetim intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës.
Sipas policisë dhe ekipit të urgjencës, Lee është gjetur në një gjendje pa ndjenja në makinën e parkuar në një rrugë në veri të Seulit. Oficerët e urgjencës më vonë konfirmuan se ai kishte vdekur, sipas stacionit të policisë Seongbuk të Seulit.
Policia tha se ishte në kërkim të aktorit 48-vjeçar, pasi mori një raport se ai ishte zhdukur.
Policia refuzoi të jepte detaje të mëtejshme, përfshirë atë nëse Lee kishte vrarë veten. Por, mediat koreanojugore thanë se familja e Lee më herët, të mërkurën, raportoi në polici se ai u largua nga shtëpia pasi kishte lënë një mesazh të ngjashëm me një shënim për vetëvrasje.
Sipas policisë, trupi i Lee u transportua më vonë në një spital në Seul.
Lee u shfaq në “Parasite” – fitues i çmimit Oscar për filmin më të mirë dhe i shpërblyer edhe në tri kategori të tjera në vitin 2020.
Ky ishte filmi i parë parë koreanojugor dhe jo në gjuhën angleze që fitoi një Oscar në atë kohë. Në film, Lee luante kreun e një familjeje të pasur.
Ai u nominua për aktorin më të mirë në “International Emmy Awards” për interpretimin e tij në trilerin fantastiko-shkencor “Dr. Brain” edhe vitin e kaluar.
Edhe para “Parasite”, Lee për një kohë të gjatë ishte një aktor i njohur në Korenë e Jugut.
Ai u bë i njohur për rolin e tij në një serial dramatik televiziv të suksesshëm, “Coffee Prince (2007)” dhe fitoi popullaritet me dramën mjekësore “Behind The White Tower (2007), “Makarona (2010)” dhe “Myster (2018)”.
Lee iu nënshtrua hetimeve policore për akuzat se ai përdorte drogë të paligjshme. Ai ngriti një padi kundër dy personave duke pretenduar se ata e shantazhuan atë. Lee këmbënguli se ai ishte mashtruar për të marrë drogën dhe sipas tij ai nuk e dinte se çfarë po merrte.
Prej kohësh, Koreja e Jugut ka pasur shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të zhvilluara.
Për shumë nga vetëvrasjet e të famshmëve, ekspertët kanë fajësuar komentet abuzive në internet dhe ngacmimet e rënda kibernetike./rel
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...