Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në vendin tonë:
10:00
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mban konferencën përmbyllëse të vitit për medie. Pas konferencës do të ketë edhe një koktej rasti. (MBPZhR, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
10:00
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të Republikës së Kosovës (APK) mban konferencën për medie. (Zyra e APK-së, Rr. “Shkodra”, Prishtinë)
10:00
Demokracia Plus publikon analizën “Amnisti për mashtruesit – Mungesa e ndjekjes penale për rastet e falsifikimit të dokumenteve në proceset e prokurimit publik”. (Zyrat e Demokraci Plus, Prishtinë)
10:00
Kompania Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Mitrovica” mban konferencën e fundvitit për medie. (Objekti administrativ i KRU “Mitrovica”, Suhodoll)
10:15
Kolegji Universum (UNI) e nderon me çmimin “Global Leadership”, djalin e Presidentit turk Erdogan, Necmeddin Bilal Erdogan, si Kryesues i Bordit të Institutit pjesë e universitetit partner, Kirikale University. (Kolegji Universum, Lipjan)
11:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie ku do të shpalosen te gjetura mbi nivelin e integritetit në institucionet e Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)
12:00
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për medie e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Ndërtesa e Qeverisë)
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...