Opozita dhe qytetarët në shtetin serb edhe sot kanë protestuar kundër vjedhjes së votave dhe parregullsitë e tjera në zgjedhjet e fundit lokale, rajonale dhe parlamentare.
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko ka reaguar ndaj protestave të opozitës duke thënë se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që marrin pjesë në demonstratat në Beograd pas zgjedhjeve parlamentare po mblidhen në të gjithë vendin dhe se është larg nga fakti që është ngritur i gjithë Beogradi.
“Një pjesë e atyre demonstruesve, një pjesë e konsiderueshme, janë njerëz që mblidhen rreth Serbisë”, tha Botsan-Kharchenko për kanalin televiziv “Solovyov Live”.
Ai vuri në dukje se situata është larg nga “të ngrihet në këmbë i gjithë Beogradi”.
“Një numër i madh banorësh reagojnë me qetësi, mendojnë për gjëra konkrete. Ata votuan për udhëheqjen aktuale dhe duan të punojnë dhe të jetojnë në paqe”, tha Botsan-Kharchenko, transmeton telegrafi.
Ai vuri në dukje se “dihet mirë se si njerëzit inkurajohen të marrin pjesë në protesta bazuar në përvojën e Maidanit të Kievit, Ukrainës”.
Ndryshe, lista opozitare në shtetin serb, “Serbia Kundër Dhunës” (SPN) njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e përsëritura në një numër të caktuar qendrash votimi më 30 dhjetor, sepse përsëritja në ato vende nuk mund ta anulojë grabitjen dhe as të korrigjojë padrejtësinë që ndodhi më 17 dhjetor.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...