Gjykata rrëzon pjesërisht Ligjin për Paga, Gashi: Pushteti është shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës

20:32 | 26 Dhjetor 2023
E.H

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve nga Ligji i Pagave për sektorin publik.

Gashi tha se ky pushtet është i dobët, ndaj sipas tij, është pushtet shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës, përcjell Arbresh.info.

Më tej ai ka theksuar vendimine Gjykatës i cili u kërkon deputetëve që brenda gjashtë muajve të ndryshojnë disa nene të ligjit.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese aprovon ankesën e Avokatit të Popullit, rrëzon disa nene të Ligjit të Pagave

Postimi i plotë:

Prapë e shkelen Kushtetutën. Ky pushtet është i dobët, ndaj është pushtet shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës.

Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër.

Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, ku i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë.

Gjykata Kushtetuese urdhëron Kuvendin e Republikës së Kosovës, që brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) dhe paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim; (viii) deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) të Ligjit të kontestuar, paragrafi 3 i nenit 2 (Fushëveprimi), paragrafi 2 i nenit 22 (Shtesat), paragrafi 5 i nenit 24 (Shtesa për kushte të tregut të punës), paragrafi 8 i nenit 25 (Shtesa e performancës), paragrafi 7 i nenit 28 (Shtesa për vëllimin e punës) dhe paragrafi 4 i nenit 42 (Përcaktimi i ekuivalencës), zbatohen në përputhje me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim; dhe (ix) ky Aktgjykim hyn në fuqi më 1 shkurt 2024./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme