Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa nene të Ligjit të Pagave për sektorin Publik.
“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë!
Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”, shkruan Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, anëtarët e qeverisë kanë nevojë për trajtim nga ish-gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese.
“Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik”, theksoi Tahiri.
“Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë”, përfundoi Tahiri./Arbresh.info
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra