Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm rruga Prishtinë-Podujevë do të jetë e përfunduar.
Përmes një postimi në Facebook, Durmishi tha se tani e kanë vendimin e OSHP-së i cili është në favor të ministrisë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Lajmet që nuk jepen: Rruga Prishtinë – Podujevë dhe ankesa në OSHP
Në kohën kur i nënshkruam kontratat dhe filluam punimet u bë shumë zhurmë gjithandej nëpër media. Bëhej fjalë për një ankesë në OSHP, nga një kompani e cila nuk kishte të drejtë ankese, sepse nuk ishte lider i konsorciumit dhe nuk ishte i autorizuar që të përfaqësonte konsorciumin. Ne në atë kohë e sqaruam këtë çështje dhe me të drejtë i kishim nënshkruar kontratat. Sulmoheshim vazhdimisht me muaj të tërë sepse dikujt i pengonte suksesi ynë në ndërtimin e kësaj rruge. Atje punimet po zhvilloheshin përtej dinamikës së planifikuar.
Dhe tani e kemi edhe vendimin e OSHP-së, që është në favorin tonë. Kaluan 22 ditë prej kur është marrë vendimi dhe asnjë medie nuk e ka publikuar deri më sot. A thua pse?
Paramendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos i nënshkruanim në atë kohë kontratat.
Kontratat do të mund t’i nënshkruanim vetëm tani në dhjetor dhe punimet nuk do të mund të fillonin deri në vitin e ardhshëm.
Dëmi do të ishte shumë i madh sepse ende nuk do të kishim filluar me punime si dhe buxheti për vitin 2023 nuk do të shpenzohej.
Ne po ecim përpara e nuk po ndalemi e rruga Prishtinë – Podujevë vitin e ardhshëm do të jetë e përfunduar/Arbresh.info
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?