Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët

17:00 | 26 Dhjetor 2023
E.K

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka thënë se shtesat janë ekzekutuar për pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë dhe pensionet e parakohshme për ata që marrin më pak se 500 euro./Arbresh.info

Të ngjashme