KESCO ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj.
Sipas tyre, nuk ka pasur rritje të tarifave fundore duke thënë që rritja e vlerës është për shkak të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, shkruan Arbresh.info.
“Tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të ZRrE-së, më 1 prill 2023. Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje.”, thuhet në reagimin e KESCO-s.
“Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te ndaj ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj. konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së.”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer energji elektrike.
Disa konsumatorë po marrin fatura më të larta sepse po përdorin masivisht energjinë elektrike për ngrohje, bën të ditur KESCO.
“KESCO është e përkushtuar në vazhdimësi që të bëjë thirrje për kursim dhe shfrytëzim efikas të energjisë elektrike, duke ndarë këshilla praktike për secilën kategori të konsumatorëve, pikërisht për të mbrojtur konsumatorin dhe sistemin elektrik nga këto ngarkesa.”
“ZRRE ka ndërtuar një strukturë tarifore të ndarë në blloqe shpenzuese. Kështu, nëse ju si konsumator familjar konsumoni deri në 800 kËh atëherë i nënshtroheni vetëm dy blloqeve, ditën dhe natën, të cilat në dimër fillojnë nga ora 22:00 deri në orën 7:00. Gjatë ditës çmimi është 7.79 cent për kWh, ndërsa natën rreth 57 për qind më i lirë, pasi llogaritet me 3.34 cent për kËh.”, thuhet në reagimin e KESCO-s.
“Megjithatë, çmimet ndryshojnë për konsum mbi 800 kËh. Nëse një konsumator konsumon 1600 kWh, atëherë pjesa deri në 800 kWh llogaritet me çmimet e lartpërmendura. Ndërsa pjesa e mësipërme llogaritet me 2 tarifa të tjera: ajo e larta gjatë ditës që shkon në 14.45 cent për kWh ose 85.5 për qind më shtrenjtë, dhe ajo e natës 6.81 cent për kWh ose gati 104 për qind më e shtrenjtë se shpenzimi nën 800 kËh.”, sqaron KESCO.
“Të gjitha këto çmime janë të shënuara në çdo faturë për konsumatorët.”, përfundon komunikata./Arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike