Google ADS

Arrestohet personi i cili dyshohet se goditi policin me veturë në Pejë

14:00 | 26 Dhjetor 2023
E.G

Është arrestuar një person i cili dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:05 në fshatin Ozdimir të Pejës./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Një person godet me veturë një polic në Pejë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme