Gazetari dhe analisti, Astrit Gashi ka reaguar ndaj ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj.
Gashi thotë se ka shumë mundësi se kjo është bërë përshkak të leximit të qëllimshëm, dhe mashtrues.
“Faturat janë ekstremisht të fryera. Ka shumë mundësi që kjo është bërë pershkak të leximit të qëllimshëm mashtrues, si shembull duke bartur kilkovat nga një muaj një tjetrin, shkruan ai në Facebook, përcjell Arbresh.info
Sipas tij jo vetëm Zyra e Rregullatorit për Energji( ZRRE), por edhe Prokuroria e Kosovës duhet urgjentisht duhet të nis hetimet.
Gashi shkruan se vetëm kështu mund të zbardhet nëse KESCO që të zbardhet nëse kishte mashtrim apo jo.
“Jo vetëm ZRRE dhe Kuvendi por edhe Prokuroria e Kosovës duhet të nis urgjentisht një hetim të KESCO, që të zbardhet nëse kishte mashtrim apo jo”, shkruan ai.
Tutje ai shkruan se shteti i i Kosovës duhet t’i mbrojë qytetaret, jo investitorët që mund të bëjnë mashtrime.
Disa qytetarë po ankohen se këtë muaj çmimi i faturës së tyre të rrymës ka qenë më i lartë.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj.
Në reagimin e tyre thuhet se faturat e këtij muaji janë “jonormale”, ndërsa i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime urgjentisht.
“Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim. Qeveria e Kosovës në rastin konkret po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar serbët e veriut pasi ua paguan rrymën dhe duke i ndëshkuar konsumatorët e rregullt me një rritje aq të madhe dhe për këtë as që ka reaguar”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre për këtë plaçkitje legale deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të thërrasin seancë të jashtëzakonshme.
“Për këtë plaçkitje legale deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të thërrasin seancë të jashtëzakonshme ndërsa qytetarët e Kosovës është dashur të reagojnë fuqishëm përmes një aktivizmi qytetar kundër KEDS, KES/CO dhe ZRrE –së. E keqja e gjithë kësaj është se ZRrE, si Rregullator I Energjisë Elektrike asgjë nuk ka ndërmarrë për mbrojtje të interesit të qytetarëve të Kosovës por se ka mbrojtur gjithmonë interesin e kompanive gllabëruese si KEDS dhe KES/CO”, thuhet tutje në reagim, shkruan Arbresh.info
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...
Fitorja e Trump në SHBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë ...