Google ADS

Një veturë digjet në Prizren, humb jetën një person

09:08 | 26 Dhjetor 2023
K.B

Një person ka humbur jetën në Prizren, pasi vetura e tij mori flakë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, është raportuar se është djegur një veturë dhe brenda veturës është gjetur një person i cili dyshohet se ishte djegur së bashku me veturën.

Tutje në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin.

Kurse trupi i pa jetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren 25.12.2023-NN. Është raportuar se është djegur një veturë dhe brenda veturës është gjetur një person i cili dyshohet se ishte djegur së bashku me veturën. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin, ndërsa trupi i pa jetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur njoftimi i Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme