Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në vendin tonë
10:00
Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF), mban konferencë për media, ku do të flas drejtori ekzekutiv Fehmi Mehmeti, ish-guvernator i BQK-së. (Zyrat e Institutit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë)
10:00
INPO publikon raportin e monitorimit të kontratave të prokurimit të komunave të Kosovës me titull “Problemet endemike të tenderimit dhe menaxhimit të kontratave”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:30
Grupi Parlametar i Partisë Demokratike të Kosovës, e dorëzon edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë)
11:00
Mbahet konferenca me temën: “Inkasim i paligjshëm i tatimit nga familja Derikraviq nga Zveçani, të cilët ia kanë shitur MTS-it kompaninë Lika d.o.o. (operator kabllor) dhe e cila merret me ofrimin e shërbimeve kabllore televizive”. Në konferencë do të flet ish pronari i kompanisë, Zharko Derikraviq, Halil Voca – kontabilist dhe përfaqësues i familjes Derikraviq. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
11:00
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti mban takimin publik me qytetarë. (Kuvendi i Komunës, Lipjan)
11:00
Kryetarit i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mban konferencën për punën një vjeçare, arritjet dhe sfidat. (Salla e mbledhjeve, Rahovec)
14:00
Bashkia Kukës në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”, bën inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. (Pranë Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”, Kukës)
18:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, takohet me përfaqësuesit e medieve me rastin e festave të fundvitit. (Che Bar, Prishtinë)
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...