Varane dëshiron të rikthehet tek Real Madridi

22:51 | 25 Dhjetor 2023
D.H

Raphael Varane dëshiron të rikthehet tek skuadra ku ka shkruar histori duke fituar të gjithë trofetë  e mundshëm , Real Madrid, madje këtë sezon ka bërë të ditur Marco Ruiz për AS.

Nëpër mediat spanjolle po raportohet se Los Blancos janë duke kërkuar një mbrojtës pas lëndimeve të dy qendërmbrojtëseve, Alaba dhe Eder Militao, shkruan Arbresh.info.

Varane nuk është në formën momentale këtë sezon tek Manchester United, ka startuar vetëm tetë ndeshje nga 26 të Unitedit.

Siç raportohet Ancelotti e dëshiron Varane pasi ka mbetur pa alternativa.

Por do të mbetet të shihet se Manchester United nëse do të lejoj një transfer të tillë duke ditur se edhe djajt e kuq kanë probleme këtë sezon me lëndime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme