Janë tërhequr trupat e pajetë të çiftit, të cilët humbën jetën në bjeshkët e Junikut.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, ka pohuar se ekzaminimet e hetuesisë janë ende duke vazhduar.
“Sapo janë tërhequr trupat e pajetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të Prokurorisë do të bëjnë edhe autopsinë. Në vendin e ngjarjes ka ende hetues policor dhe bashkë me prokurorin e krimeve të rënda janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Dyshimet e para janë se ka pasur një shpërthim dhe nga asfiksia të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Nikçi.
Dy trupat e pajetë janë gjendur në një shtëpi banimi sot në bjeshkët e Junikut. Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të çiftit.
“Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar ai.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi