Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar disa familje me rastin e festës së Krishtlindjes.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut e posaçërisht gjatë festave, përcjell Arbresh.info.
“Përtej këtyre, ngrohtësia e vërtetë ishte mikpritja dhe mirësia që më dhuruan familjet e Edi Markut në Dardani, Rrok Lulit në Dujakë dhe Anton Nikollbibajt në Brekoc të Gjakovës, si dhe të Pjetër Përlazrit në Velezhë dhe Mario Palucës në Trepeticë të Prizrenit”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së u shprehi mirënjohje secilës familje që vizitoi në këtë festë.
“U shpreh mirënjohjen time të përzemërt secilës familje që hapi sot dyert dhe zemrat e tyre për të na mirëpritur në këtë festë të veçantë. Bujaria, mikpritja dhe miqësia juaj më kanë lumturuar shumë, andaj ju jam shumë mirënjohës për kujtimet e bukura që krijuam së bashku”, shtoi ai.
Krasniqi tutje tha se “fryma e kësaj feste le të vazhdojë të shkëlqejë në jetën tuaj, duke përhapur përgjithmonë vetëm dashuri, paqe dhe mbarësi! Për shumë mot Krishtlindjen”.
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...