Trev një kopje e Dj Dagz, Einxhel Shkira për herë të parë zbulon portretin e djalit të saj

20:17 | 25 Dhjetor 2023
E.H

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta janë një ndër çiftet më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Moderatorja dhe Dj Dagz krijuan një lidhje dashurie pothuajse dy vite më parë, gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania , shkruan Arbresh.info.

Pas përfundimit të spektaklit, dyshja nuk pritën shumë dhe sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, të cilin e quajtën Trev.

Trev tani është pothuajse tetë muajsh, ndërsa asnjëherë më parë prindërit e tij nuk ia publikuan fytyrën.

Për festën e Krishtlindjeve, Enxhi dhe Dagz (emri artistik i Arbër Gumnishtës) vendosën që përmes disa imazheve të reja festive të shfaqin edhe fytyrën e fëmiut të tyre.

Ata duken tejet të lumtur si një familje e vogël tre anëtaresh, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e shumta pozitive./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme