Google ADS

Jetmir Zeqiri transferimi i radhës tek Peja

15:58 | 25 Dhjetor 2023
D.H

Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Sigal Prishtinës, Jetmir Zeqiri.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi pejan në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Jetmiri ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës për  dy sezone.

Teksa basketbollisti ka përvojë edhe në elitën e basketbollit të Maqedonisë ku është zhvilluar si basketbollist profesionist.

Zeqiri është një prurje shtesë e pejanëve në aspektin e lojtarëve vendor aty ku patën ngecje kampionët në fuqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme