Me vendimin për arrest dhe me dënimin e Sali Berishës, në Shqipëri, hapet një epokë e re, apo mbyllet një epokë e vjetër korruptive që ka filluar në vitin 1992?
Mbyllja e një fenomeni negativ, siç është edhe korrupsioni, nuk do të thotë se domosdoshmërisht duhet të fillojë një fenomen i ri pozitiv në qeverisjen e Shqipërisë.
Arrestimi dhe dënimi i Sali Berishës, për të qenë më të qartë, mbyll berishizmin tridhjet vjeçar, i cili sigurisht që ka qenë një fenomen negativ.
Por, për vijimin ose jo të korrupsionit të lartë shtetëror, ne ende nuk mund të parashikojmë dot gjë.
I.
Korrupsioni i lartë shtetëror, kështu siç është shfaqur, nuk është një fenomen që ka ardhur vetëm nga natyra e individëve që kanë drejtuar Shqipërinë.
Sepse, nëse do të shohim historinë e Shqipërisë, do gjejmë që pushteti politik i korruptuar dhe shkelja e interesit kombëtar, tani mund të quhet se ka qenë dhe vijon të jetë një traditë e koshiencës politike të qeverisjeve.
Historia jonë e liderëve shqiptarë është shumë e hidhur kur flitet për interesin kombëtar.
Ne ende nuk kemi një studim shkencor që të na e thotë shkencërisht: pse në një histori të gjatë prej qindra vitesh rrerh 90 përqind të liderëve që kanë drejtuar Shqipërinë kanë shkelur e nuk e kanë respektuar fare interesin kombëtar?
Pse krerë të fuqishëm shqiptarë që kanë drejtuar perandoritë e mëdha në Kostandinopol; në Stamboll; në Paris e në Uashington, nuk kanë bërë asgjë për vendin e tyre?
II.
Deri tani ne kemi vetëm një histori lidershpi e cila i ka shërbyer plotësisht interesit kombëtar, dhe kjo ka qenë kastriotizmi. Madje kastriotizmi, pikërisht për këtë, erdhi dhe solli në historinë e Shqipërisë edhe Rilindjen Kombëtare, dhe, që nga kjo Rilindje, ne kemi vetëm një hero dhe heroizëm kombëtar: Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Por në kohet moderne, varfëria shoqërore e shqiptarëve, e ka dëmtuar shumë doktrinën kombëtare dhe shihet se emigrimi është kthyer në një fenomen masiv në Shqipëri.
Por, pse ndodh kjo sidomos tani që shqiptarët kanë formuar dy shtete të pavarur shqiptare: Shqipërinë dhe Kosovën?
III.
Sot në Evropë janë dy shtete shqiptare dhe dy kryeministra që drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën.
Pra janë dy politika shqiptare, por që ende nuk kanë sjellë asgjë në lidhje me mirëqenien dhe me zhvillimin e interesit kombëtar shqiptar.
Shkaku kryesor në këta 30 vitet e demokracisë ka qenë korrupsioni por edhe ndërhyrja e Beogradit, e Athinës dhe Moskës, të cilat kanë dëmtuar shumë me krerët e politikës së lartë, të blerë prej tyre.
Por, pikërisht këtu na duhet të pyesim:
Përse këta njerëz të mëdhenj të historisë botërore, Aleksandëri Madh i Maqedonisë, Piroja i Epirit, Napoleon Bonaparti, Xhorxh Uashingtoni, Francesko Krispi, që të gjithë shqiptarë, nuk bënë asgjë për shqiptarët?
IV
Deri tani ne kemi vetëm një histori lidershpi e cila i ka shërbyer plotësisht interesit kombëtar, dhe kjo ka qenë kastriotizmi. Madje pikërisht për këtë, forca e kastriotizmit erdhi dhe solli në historinë e Shqipërisë edhe Rilindjen Kombëtare, dhe, që nga kjo Rilindje, ne kemi të përmendur vetëm një hero dhe heroizëm kombëtar: Gjergj Kastriot Skënderbeun.
E pra, përse ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur për shkakun që përmendëm më lart:
Por në kohët moderne, varfëria shoqërore e shqiptarëve, e ka dëmtuar shumë doktrinën kombëtare dhe shihet se emigrimi tani është kthyer në një fenomen masiv.
Por, pse ndodh kjo sidomos tani që shqiptarët kanë formuar dy shtete të pavarur shqiptare: Shqipërinë dhe Kosovën?
V.
Sot në Evropë janë dy shtete shqiptare dhe dy kryeministra që drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën.
Pra janë dy politika shqiptare, por që ende nuk kanë sjellë asgjë në lidhje me mirëqenien dhe me zhvillimin e interesit kombëtar shqiptar.
Shkaku kryesor i krizës shqiptare, në këta 30 vite të demokracisë, duhet ta theksojmë se ka qenë korrupsioni por edhe ndërhyrja e Beogradit, e Athinës dhe Moskës, të cilat kanë dëmtuar shumë në bashkëpunim me krerët e politikës së lartë shqiptare, të kapur prej tyre.
Dhe kjo nuk ka qenë dhe nuk është një ngjarje që ka kaluar; por është një gjendje shoqërore që ka ardhur dhe vijon të jetë si pasojë e shkakut që shpjeguam më lart.
Por, të shumtë janë ata sot që e kanë shpresën tek SPAK.
Edhe unë jam një nga ata. Të shohim, sepse nëse ndodh vërtet që SPAK të shkatërrojë penalisht korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, shoqëria shqiptare do të fillojë të drejtohet nga intelektualizmi shqiptar, që ndodhet në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë.
Pas kësaj goditjeje të gjerë penale në majat e politikës së korruptuar, frika do ta frenojë shumë oreksin që kanë pushtetarët shqiptarë në lidhje me pasurimin e tyre korruptiv.
Gjithsesi, mendojmë se, arrestimi dhe dënimi korrupsionit Berisha, do ta fillojë procesin e ardhjes së drejtësisë shoqërore antikorrupsion në Shqipëri…
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Pos Kosovës, edhe Suedia do ta apelojë vendimin e UEFA-s për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Martini ishte i mbush...
Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqip...
Vullneti, Gresa dhe Xuxi komentojnë banorët për festën mbrëm...