Viti 2023 ka qenë viti më i vështirë në dhjetë vitet e fundit sa i përket sigurisë së gazetarëve.
Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës tha se 2023 ka qenë një vit kur gazetarët kanë qenë cak i sulmeve si online ashtu edhe fizik.
Rexha tha se kërkesa e vazhdueshme e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj institucioneve përkatëse është që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet.
Ai ka përmendur shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve, po theksoi se ka nevojë për ngritje të kapacitetit të gazetarëve, në kuptimin e asaj se kush duhet të shkojë në veri.
“Në kuptim të organizimit të asaj se kush duhet të shkojë në veri, në fakt kam parë 19 vjeçar duke raportuar nga atje, të pa përvojë, të pa shoqëruar nga dikush që mund ta dijë terrenin, pa asnjë element mbrojtës “, tha Rexha në RTK.
Rexha tutje tha se lajm i mirë është që me ndihmën e reporterëve pa kufi dhe Free Press Unlimited nga Holanda janë shpërndarë mjete mbrojtëse për mbi 20 media të Kosovës, sidomos televizioneve, përveç RTK që e ka mundësin që ti siguroj vetë.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër