Google ADS

Një zyrtar policor sulmohet fizikisht në Prizren

08:56 | 25 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor pas një mosmarrvëveshje në komunikacion.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit rreth orës 22:40, shkruan Arbresh.info.

“Zhur-Prizren, 24.12.2023-22:40. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e PK-së i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.”, thuhet në raportin e policsë.

Më tej policia bën të ditur se i dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.

Ndërkaq viktima pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme