Google ADS

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se sulmoi fizikisht një person

08:37 | 25 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person fë fshatin Dobroshefc të Drenasit.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan Arbresh.info.

“Dobroshefc, Drenas 24.12.2023-12:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme