Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në kulmin e një shtëpie në Prishtinë

08:30 | 25 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i pajetë në kulmin e një shtëpie në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 20:30, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent.

“Sharban-Prishtinë, 24.12.2023-09:00-20:30. Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë  trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. “, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Të ngjashme